“Ia fala jetën Kosovës, tani paguhem 170 euro”, veterani i UÇK: Ndihemi të përbuzur
Veterani i UÇK-së Asllan Hasanaj ishte këtë të hënë i ftuar në “Good Morning Albania” për të folur rreth protestës që veteranët po zhvillojnë në Kosovë kundër ligjit për pagën minimale.
Ai tha se kategoria e veteranëve të cilat i kanë falur jetën Kosovës në kohën e luftës janë kategoria më e nënçmuar, pasi pensioni që ata marrin tani është vetëm 170 euro.
“Marrim 170 euro. Ne veteranët kërkojmë të përfshihemi në rritjen e pagave, sepse jemi kategoria më e rrezikuar në Kosovë dhe kategoria më e përbuzuar nga pushteti aktual. Unë nuk punoj jam kryefamiljar, me këto të ardhura jetoj.
Çmimet janë rritur 100% ndërsa të ardhurat nuk kanë lëvizur që prej 2011, kjo në matematik tregon se ne jemi kategoria më e nënçmuar. Ne kemi dhënë shumë për Kosovën, unë kam qenë zëvendës komandat dhe unë e familja ime ja kemi falë jetën Kosovës, tani përbuzemi nga qeveritarët tanë”,-tha Asllan Hasanaj në Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:48 Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
- 11:41 Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
- 11:33 “133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate
- 11:31 Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
- 11:31 Kishin kultivuar lëndë narkotike në Divjakë, në kërkim autorët. Procedohen tre të tjerë
- 11:20 Lamallari nga Elbasani: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin