“Shqipëria po konkurron Kroacinë”, Prengaj: Kush po i preferon plazhet tona
Frenkli Prengaj nga Discover Albania, ishte këtë të hënë i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” për të folur për turizmin në Shqipëri.
Ai tha se kohët e fundit Shqipëria po krahasohet me Kroacinë, pasi shumë prej turistëve që prej vitesh kanë vizituar dhe kanë preferuar që verën ta kalojnë në Kroaci, tashmë po vijnë në Shqipëri sepse e shikojnë atë si një vend ekzotik ende të pazbuluar.
“Ne jemi një vend i shtuar konkurrent. Mendoj se ne tashmë po krahasohemi me Kroacinë. Mali i Zi është si Monako i Ballkanit, Greqia ka një vijë bregore shumë të madhe ka edhe shumë ishuj e nuk mund ta krahasosh dot. Ajo që vemi re është se ka shumë europiano-lindor që janë velur me Kroacinë dhe vijnë të shikojnë Shqipërinë.
Në këtë kontekst ne mund të krahasohemi me pjesën e bregdetit kroat me pjesën e visibilitetit të madh që Kroacia ka pasur, pra shumë turistë europiuanë kanë parë plazhe të ndryshme të Kroacisë dhe tashmë shikojnë Shqipërinë si një vend ekzotik të pazbuluar, kështu që ne mund të hyjmë në tregun e Kroacisë”,-tha Frenkli Prengaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:48 Pas Finlandës, edhe Lituania vendos të lejojë armët bërthamore në territorin e saj
- 11:41 Kreu i SPAK: Policia mbetet partner kyç, SPAK duhet të ketë pavarësi operacionale
- 11:33 “133 miliardë dollarë”, Kanadaja propozon krijimin e një banke të re për mbrojtjen e vendeve aleate
- 11:31 Ekrem Bajroviq dënohet me 12 vjet burgim edhe në rigjykim për krimet kundër shqiptarëve në Istog
- 11:31 Kishin kultivuar lëndë narkotike në Divjakë, në kërkim autorët. Procedohen tre të tjerë
- 11:20 Lamallari nga Elbasani: Policia ndërhyri vetëm pas dhunës, autorët do përballen me ligjin