Partizani mbërrin në Hungari, bjellorusët cilësohen favoritë

17 Korrik 2023 | 16:09

Nuk cilësohen favoritë, por kjo nuk e tremb aspak synimin e tyre, Partizani me sytë drejt kualifikimit. Të kuqtë kanë mbërritur këtë të hënë në Hungari, ku të mbrëmjen e së martës do të përballen me bjellorusët e Bate Borisov.

Barazimi i regjistruar në Tirana 1 javë më parë, nuk i zbeh aspak shancet, ku mes skuadrave ka barazi. Trajneri Zoran Zekic ka besimin se të besuarit e tij do të bëjnë mirë, e do të kthehen me një biletë për më tej në shtëpi. Udhëtimi i Partizanit nisi në orën 8 nga aeroporti Nënë Tereza, ku kanë mbërritur në Budapest e më tej drejt ambienteve të akomodimit.

Kompanitë ndërkombëtare cilësojnë favorite skuadrën bjelloruse në këtë sfidë kthimi, por fusha e lojës tregoi krejt të kundërtën, një paraqitje më e mirë e skuadrës shqiptare. Në rast të një kalimi më tej, Partizani do të përballet me qipriotët e Aris Limasol, ndërsa nëse eleminohet do të marrë pjesë në raundin e dytë kualifikues ku përballet me një mes Atletik Klab nga Andorra e Buducnost i Podgoricës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026