Gazetarja: Skeptike, s’e di si do kontrollohen turistët me rroba plazhi në Strugë
Struga ka vendosur një rregull të ri sa i takon veshjes në qytet. Me anë të një postimi në Facebook është bërë e ditur se do ndalohet veshja me rroba plazhi në qytet jashtë vendeve ku bëhet plazh.
Gazetarja Shefkije Alasani Dika tha ajo është dakord me këtë vendim, por sipas saj komunikimi ka krijuar debate, pasi ka shumë gjëra të paqarta që do duhet të shpjegoheshin më mirë sa i takon mënyrës së kontrollit, apo edhe të masave që do të merren për ata që e shkelin këtë rregull.
“Mendoj se ky vendim I komunikuar me anë të një postimi në Facebook nuk ishte i plotë. Janë vendosur shenja që ndalohet lëvizja me rroba banjo në qendër të qytetit, por nuk ka informacion se si do të mirëmbahet ky lloj vendimi apo ligji, a do të ketë sanksione apo dënime, a vlen për të rriturit mbi 18-vjeç apo për ata nën 18-vjeç. Janë detaje që duhet të shpjegohen. Sa i përket që ne jemi imazhi i qytetit dhe nuk duhet të shfaqim lakuriqësi, prap kjo është diçka shumë personale”,-tha Shefkije Alasani Dika.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund
- 07:34 Mamdani: Hebrenjtë janë shënjestër e më shumë se gjysmës së krimeve të urrejtjes në Nju Jork
- 07:33 Medvedev: Finlanda do të jetë ndër objektivat e armëve bërthamore ruse
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në