Xhaxhiu: Jeta seksuale e çifteve që flenë të ndarë është më intriguese…

19 Korrik 2023 | 10:28

Gazetari Rezar Xhaxhiu tha në një intervistë për “Good Morning Albania” mëngjesin e kësaj të mërkure se fjetja ndaras e një çifti nuk tregon gjithnjë se çifti ka probleme.

Ai tha se njeh shumë çifte që e kanë marrë këtë vendim pasi duan të bëjnë një gjumë më komod, pasi ndonjëherë fjetja me një person tjetër mund të jetë e vështirë.  Ai tha gjithashtu se shpesh fjetja ndaras mund të jetë edhe më intriguese për jetën seksuale të një çifti, pasi shtoi ai me humor, “të duket sikur po ikën te dhoma e komshies”.

“Nuk është tregues i krizës së çiftit, madje a e dini ju që raporti seksual bëhet më intrigues kur një çift fle vetëm? Sepse duket sikur shkon nga një dhomë në dhomën e komshies. Unë e kam provuar në hotele, që kanë dhoma dyshe me krevate të ndarë, në shtëpi jo.

Unë njoh shumë çifte nga mosha 60 e sipër, që kanë vendosur të flenë veçmas, pasi kanë dashur një lloj komoditeti e një lloj qetësie”,-tha Rezar Xhaxhiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024