Spahiu: S’e kam kuptuar kurrë pse Foltorja votoi kundër Komisionit për Inceneratorët

20 Korrik 2023 | 15:31

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk e kishte kuptuar kurrë se pse Foltorja votoi kundër Komisionit për Inceneratorët në kohën kur drejtohej nga Jorida Tabaku.

Ndërkohë tani, sipas tij nuk ka kuptim që të kërkohet e njëjta gjë, pasi Prokuroria ka avancuar me hetimet dhe s’mund të bëhet asgjë më shumë nga ç’ka bërë SPAK-u.

“Kur Jorida Tabaku drejtonte Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Foltorja dhe Rithemelimi votuan kundra dhe kësaj i thonë pas pilafit kujtohen për të kërkuar të njëjtën gjë. Tani nuk vlerë. Pse nuk ka vlerë? Sepse ka avancuar Prokuroria në hetim, që do të thotë çdo procedurë hetimore, dëgjimore apo parlamentare nuk mundet të bëjë asgjë më shumë se atë që ka bërë SPAK-u. SPAK-u i ka hyrë me themel, i ka hyrë nga llogaritë e zv. kryeministrit në Zvicër, te biletat e tre brezave të të dashurës së zv. kryeministrit. Parlamenti nuk i ka këto mekanizma për të hetuar, gjykuar dhe investiguar në themel një çështje kaq komplekse. Mund ta bënte këtë gjë kur e bëri Jorida Tabaku me aq mundësi sa kishte,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024