A po rikthehen shqiptarët te Kanuni? Kasmi flet për vonesat në sistemin e drejtësisë

22 Korrik 2023 | 21:50

Avokatja Brikena Kasmi ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku foli në lidhje me problematikat që kanë shkaktuar për qytetarët vonesat në sistemin e drejtësisë.

Kasmi tha se shifrat tregojnë se ka një rritje të kriminalitetit që pas miratimit të reformës në drejtësi në vitin 2016.

Avokatja nënvizoi se ajo nuk dëshiron ta pohojë se ka një rikthim të shqiptarëve te vetëgjyqësia, por shtoi se shifrat tregojnë për të dhëna problematike.

Avokatja zvarritja e dosjeve në gjykata ka dhënë një impakt negativ në dhunën në familje, ku bashkëshortët e divorcuar nuk mund të ndajnë dot pasuritë dhe detyrohen të jetojnë në një banesë.

“A do ketë rritje të kriminalitetit, po të merrni shifrat nga 2016 e më tutje, ka rrije të kriminalitetit, shifrat flasin vetë. Unë nuk mund të them që populli shqiptar mund të kthehet prapë në pjesën e zbatimit të kanunit, sepse ka vuajtur kaq shumë ky vend që ta largojë kanunin. Kur flasim për vetëgjyqësin unë kam parasysh dhe dhunën në familje. Ka një dhunë të shtuar në familje. Në Gjykatën e Tiranës gati 90% e rasteve për ndarjen e pasurisë pas divorcit, që është faza e dytë është pezull nuk po bëhen. Që burrë e grua kanë inatet e veta janë ndarë dhe detyrohen të rrinë në një shtëpi”, tha Kasmi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026