Zjarret djegin Rodosin, flet shqiptari në ishull: Turistët po evakuohen me avionë

24 Korrik 2023 | 14:40

Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Rodosit, Ari Kasapi, zbuloi gjatë një interviste për Euronews Albania, situatën në ishullin grek, i cili ëhstë më o prekuri si pasojë e zjarrreve që kanë përfshirë vendin.

Kasapi tha se shtete të ndryshme si Italia, Britania e Madhe dhe Gjermania, kanë vendosur në dispozicion avionë për të tërhequr shtetasit e tyre nga ishulli.

Ai shtoi se zjarret po vijojnë përhapjen në drejtim të krahut tjetër të ishullit, rreth fshatrave që ndodhen 18 km nga qendra e Rodosit.

Sipas tij situata ka agravuar si pasojë e neglizhencës së autoriteteve gjatë ditëve të para të rënies së zjarrit.

“Sot Italia dërgoi avion për të marrë të gjithë shtetasit italianë që ndodhen në Rodhos. Edhe shtete të tjera të fuqishme, si Anglia dhe Gjermania kanë dërguar avionë për të marrë të gjithë shtetasit e tyre. Zjarri vazhdon pasi ka erë të fortë dhe era ka marrë një drejtim tjetër drejt disa fshatrave që janë rreth 18 km nga qendra e Rodosit. Autoritetet u vonuan shumë se zjarri nisi që të enjten dhe aeroplanët u vonuan shumë, erdhën të shtunën. Nuk kishte organizim nga shteti, organizimi ishte nga ana e vetë qytetarëve. Ka pasur vonesë nga kryetari i bashkisë dhe po të shohim komentet e komunitetit tregojnë se ishin të vetëm ditët e para përballë zjarreve. Lëvizja në ishull është kufizuar shumë më tepër. Nuk lejohet ikja në pjesën tjetër të ishullit. Hotelet dhe baret janë të mbyllura në atë pjesë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026