Lukaku refuzon Arabinë, 100 milionë euro në dy sezone, preferon kalimin tek Juventus
Romelu Lukaku është një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato verore, për faktin se ende nuk ka vendosur për destinacionin e radhës.
Belgu gjithashtu është komentuar së tepërmi për preferncën e tij ndaj Juventusit, edhe pse vetëm pak javë më parë luante në finalen e Champions me Interin.
Dëshira e sulmuesit për të kaluar tek zonja e vjetër duket se është edhe më e madhe nga ç’duket, ku sipas Corriere Dello Sport, ai ka refuzuar disa oferta nga skuadrat arabe. Konkretisht një kontratë dy vjeçare në të cilën do të përfitonte plot 100 mln euro, ndërsa londinezët do të merrnin 50 mln euro të kartonit.
Ky plan nuk i ka pëlqyer 90-vjecarit, i cili ka pohuar se i vetmi destinacion i preferuar prej tij është Torino. Juventusi po kalon një formë jo shumë pozitive dhe ka nevojë për përforcime, e Lukaku do të ishte një zëvendësues i denjë i Vlahovic, me serbin që kërkon largimin.
Bardhezinjtë i kanë ofruar një kontratë 3-vjecare Lukakut, nga ku do të përfitojë 9 mln euro në sezon. Në ditët në vijim pritet që të arrihet akordi mes Chelseas dhe Juventusit.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve