Serbia i mohon vazhdimin e lejes së qëndrimit aktivistit rus kundër luftës
Autoritetet e Serbisë i kanë mohuar vazhdimin e lejes së qëndrimit të përkohshëm aktivistit rus kundër luftës Vladimir Volokhonsky, më pak se dy javë pasi i refuzuan përkohësisht hyrjen Peter Nikitinit.
Këta dy shtetas rusë kanë themeluar organizatën joqeveritare Shoqëria Demokratike Ruse.
Shoqëria Demokratike Ruse një shoqatë emigrantësh ruse në të cilën janë anëtarësuar dhjetëra mijëra njerëz që kur Rusia pushtoi Ukrainën tha se Volokhonsky, i cili mbërriti nga Shën Petersburgu në maj të vitit të kaluar dhe iu dha një leje qëndrimi e përkohshme, u informua për vendimin më 25 korrik.
Volokhonski tha për Radio Evropa e Lirë se vendimi për mos vazhdimin e lejes së qëndrimit të tij është një “formë e presionit politik”.
“Meqenëse aktivitetet e mia, si të gjitha aktivitetet e Shoqërisë Demokratike Ruse, janë plotësisht publike dhe të ligjshme, nuk shoh asnjë arsye për ta konsideruar veten si një kërcënim për sigurinë e shtetit në asnjë mënyrë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve