Mot i pazakontë në Itali/ Aktivistja: Ja sa të vdekur raportohen

25 Korrik 2023 | 18:57

Aktivistja Gerarta Ballo ishte këtë të martë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth situatës të pazakontë në Itali e cila është përfshirë në disa zona nga flakët ndërsa në disa zona të tjera nga përmbytjet.

Ballo tha se nga kjo situatë e jashtëzakonshme deri më tani në vendin fqinj raportohen për tre viktima.

“Ajo që po ndodh është një situatë krejtësisht e pazakontë. Ministri i mbrojtjes civile ka deklaruar se është një nga ditët më të vështira për nga pikëpamja klimatike, është i njëjti që po merr përsipër të deklarojë gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone, për stuhitë në disa vende, e për zjarret në jug të Italisë. Kjo është një situatë totalisht e pazakontë.

Në këtë moment që ne flasim kemi tre të vdekur, një 16-vjeçare vdiq në veri të Italisë. Pasi një pemë ra në tendën e saj në momentin që ajo ishte në kamping.

Në jug, në Kalabri në një nga zonat më të prekura nga zjarret kemi një 90-vjeçar që ka humbur jetën. Po ashtu në Sardenja një punonjës që po punonte të shuante zjarret ka ndërruar jetë nga lodhja e tepërt”,-tha Aktivistja Gerarta Ballo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026

Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, gazetarja Alba Kepi foli për grevën disa orëshe të linjave ajrore që po mbahet në...
17:28 | 26/02/2026