Operatori turistik: Vendet ekskluzive ku pushojnë ambasadorët dhe diplomatët e huaj
Ergys Vladi, shoqërues i turistëve të huaj është shprehur se diplomatët dhe të deputetët e huaj duan që të vizitojnë vendet ekskluzive në Shqipëri.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se dita për të vizituar këto vende shkon nga 300 deri në 600 euro.
Më tej ai shtoi se zyrtarët nuk paguajnë për luksin po për eksperiencën.
“Gjërat që ato duan janë gjëra ekskluzive që nuk shkojnë të gjithë. Shkon nga 300 deri 600 euro dita, turet janë nga 4 deri në 12 ditë. Nuk po flasim për ambasadorët që janë këtu, por për ministra e deputetë të huaj. Transporti bëhet me makinë private, në hotel ka dhomën më të mirë, nga guida lokale. Për shembull nëse marrim lumin e Shalës të gjithë shkojnë me varkë, ai shkon me skaf. Ata duan kulturë, duan njerëz që ndajnë historitë e tyre me ta, si e kanë ndërtuar biznesin. Një nga vendet ekskluzive është Lura, në Topojan. Ata nuk paguajnë për luksin po për eksperiencën”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve