Të moshuarit probleme nga i nxehti, 60 vizita në ditë në njësinë e urgjencës
Temperaturat e larta kanë ndikuar në rritjen e problematikave shëndetësore tek moshat e treta dhe të sëmurët kronikë. Në disa raste ata janë drejtuar në njësitë e asistencës mjekësorë të vendosura në disa pika të kryeqytetit.
Në pikën e instaluar në sheshin Skendërbej, numri i vizitave ka qenë dhe më i lartë.
“Numri i pacientëve që kemi pasur ka qenë realitivisht i lartë, sidomos javën e parë kur temperaturati ishin goxha të larta ka arritur deri në 60 pacientë në ditë, duke qenë se temperaturat kanë qenë shumë të larta dhe gjëndrat e hipotemisë kanë qenë të larta në numër”,-tha- Mirjana Lamaj, mjeke urgjence.
Mjekët e urgjencës i kanë menaxhuar thuajse të gjitha rastet ne terren , por ka patur nga ata që janë dërguar në spitale për mjekim të specializuar.
“99% i rasteve kanë qenë të menaxhuara në spitale”,-tha mjekja.
Por në njësitë e urgjencës, janë drejtuar jo pak herë edhe turistë, të cilët kanë kërkuar të monitorojnë parametrat e tyre shëndetësor.
“Jam turist nga Norvegjia, këtu është shumë nxehtë në krahasim me Norvegjinë , ndaj ndalova për të parë parametrat e mi shëndetësorë, dhe rezultoi që i kanë në normë. e vlerësoj shumë shërbimin mjekësor këtu”,-tha turisti.
Për të ofruar shërbim urgjence në kohë më të shpejtë në kuadër të sezonit turistik dhe temperaturave të larta katër njësi të asistencës mjekësorë janë të instaluara në pika të ndryshme në Tiranë dhe pesë në rrethe. Ndërkohë 18 njësive të autoambulancave janë në zonat bregdetare.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura