Pas rizgjedhjes së Bashës, emërohet dhe zëdhënsëja e re e Partisë Demokratike
Menjëherë pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, është emëruar dhe zëdhënsja e re për mediat e kësaj force politike.
Pedagogia Mirela Karabina do të jetë zëdhënësja e re e Partisë Demokratike, e cila është njëherazi dhe anëtare e Kryesisë së PD-së.
Në një reagim në rrjete sociale, Karabina shpreh falenderim dhe mirënjohje për kryetarin Basha dhe anëtarët e Kryesisë që i besuan këtë post.
“Një falenderim dhe mirënjohje për Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Lulzim Basha, për Z. Enkelejd Alibeaj dhe Anëtarët e Kryesisë së PD-së për vlerësimin dhe besimin që më dhanë si Zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe Anëtare e Kryesisë.
Në rrugëtimin tim profesional nē fushën më të bukur dhe një nga shtyllat e shoqërisë, edukimin e të rinjve, karakterizohem nga pergjegjshmëria e lartë për ta kryer sa më mirë këtë mision.
Në rrugëtimin politik po ashtu, me dëshirë dhe vullnet të plotë kam dhëne dhe do të jap kontributin tim për një Parti Demokratike që i shërben interesave të qytetarëve, për një Shqipëri të mirë e të bukur për veten time, familjen dhe gjithë shoqërinë.
Kur je e vërtetë dhe i bën me zemër, çdo mundësi kthehet në realitet”, shkruan Karabina në facebook.
LEXONI GJITHASHTU:
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët
Stuhi e fuqishme në Librazhd, rrufeja godet tufën e dhive në Shebenik. Shpëton bariu
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit