Siguria në rajon/ Mali i Zi dhe RMV i kundërpërgjigjen deklaratave të ministrit serb

22 Gusht 2023 | 14:57

Reagime të forta kanë mbërritur nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut për deklaratat e ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç që krahasoi veprimet e Shkupit dhe Podgoricës zyrtare kur kanë njohur Kosovën, me veprimet që ka kryer më herët Ukraina, duke thënë se pasojat do të jenë të njëjta.

I pari që reagoi përmes një postimi në rrjetin social Twitter ishte presidenti malazez, Jakov Milatoviç, i cili i cilësoi si të papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt nga aktorë të jashtëm në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.

“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”,-tha Jakov Milatoviç, president i Malit të Zi

Sakaq, Shkupi zyrtar reagoi përmes ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani i cili duke i quajtur këto deklarata si të papërshtatshme theksoi se Maqedonia e Veriut është për paqe në rajon.

“Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”,-tha Bujar Osmani, ministër i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut.

Më herët gjatë ditës së djeshme, përmes rrjeteve sociale reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili tha se deklarata të tilla janë të rrezikshme dhe se nuk mund të lejohet që rajoni i Ballkanit të kthehet pas.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026