Shpëton Kisha e Laçit, shuhen zjarret që rrezikonin vendin e shenjtë
Zjarri pranë kishës së Shna Ndout në Laç, nuk përbën më rrezik.
Në njoftimin e përditësuar nga Ministria e Mbrojtjes, situata është normalizuar në zonën pyjore pranë vendit të shenjtë, por vatrat e zjarrit po mbahen nën monitorim nga forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë.
Në zonë ka ende një vatër aktive, ndërsa sipërfaqja përshkruar nga zjarri është mbi 90 hektarë pyll me pisha dhe bimësi.
Flakët janë në afërsi të fshatit Delbnisht, ku ndërhyrja nga toka është e pa mundur për shkak të terrenit.
Helikopteri ka kryer rreth 3 orë fluturime dhe ka bërë 45 rrugë, dukë bërë të mundur që zjarri të mos arrinte në kishë. Për shuarjen e flakëve, po ashtu janë angazhuar 140 Forca të Armatosura, 60 policë dhe 36 zjarrfikës.
Ndërkohë, në pjesën tjetër të territorit të Qarkut, situata paraqitet e qetë.
Fatmirësisht, si pasojë e flakëve që u aktivizuan që prej ditës së martë nuk ka humbje jetë.
Në pranga është vënë një nga autorët e dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri ka rënë në sipërfaqe të dendur me pisha të buta kryesisht, si dhe shkurre shqope, mare, dëllinjë.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë