A vazhdon ta mbështesë bashkimin Kosovë-Shqipëri? Kurti intervistë për mediat greke
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur nga media greke “To Vima” për bashkimin e Kosovës me Shqiperinë një ide që Kurti e artikuloi fort gjatë kohës kur ishte në opozitë. Në përgjigjen e tij Kurti akuzoi Serbinë se po e fryn këtë tezë për të mbrojtur idenë e Beogradit për bashkim të serbëve në një shtet.
“Shqiptarët në Kosovë përbëjnë 93%. Ne jemi një komb, por dy shtete. Kam fituar pushtetin në shkurt të 2021 duke premtuar punë dhe drejtësi dhe këto mbeten prioriteti im. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë. Mendoj se shumica e akuzave ndaj meje, për sa i përket bashkimit, vijnë nga serbët, sepse ata duan që Republika Sërpska të bashkohet me Serbinë. Ata kanë shpikur të ashtuquajturën ‘Bota Serbe’ si një eufemizëm për Serbinë e Madhe”, tha Kurti.
Kryeministri nuk i shpëtoi insistimit të gazetares e cila e vazhdoi në mënyrëë më të drejtpërdrejtë pyetjen: “A doni apo nuk dëshironi që Kosova të bashkohet me Shqipërinë?”
“Për momentin Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon dhe ne jemi të fokusuar që të mbrojmë vendin tonë, integritetin territorial dhe sovranitetin e tij, por e përsëris se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Shqipërinë dhe, edhe pse jemi një komb, jemi dy shtete të ndryshme”, tha në pergjigjen e tij kryeministri i Kosovës.
Më tej, kreu i ekzekutivit kosovar u pyet edhe për vizitën e tij në Tetovë ku u shpalos flamuri “Autochthonous” nga turma.
“Më ftuan dy kryetarë komunash, nga Shkupi dhe Tetova. Në dy fjalimet e mia në këto dy qytete nuk ka asgjë që mund të dëmtojë marrëdhëniet dypalëshe. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë e Veriut. Në fjalimin tim në sheshin e Tetovës, ku ishin mbledhur mijëra qytetarë, falënderova Maqedoninë e Veriut për njohjen e Kosovës. Një nga mijëra të mbledhur kishte një flamur me një hartë që tregonte se në cilat zona janë autoktonë shqiptarët në Ballkan. Vizita ime dhe dy fjalimet nuk mund të karakterizohen me flamur”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve