Salah do qëndrojë në Angli, Liverpool refuzon 150 milionë paund
Paratë arabe nuk mund ti bindin drejtuesit e Liverpool për të lënë të lirë sulmuesin Muhamed Salah, me egjiptianin i cili do të vijojë të jetë pjesë e të kuqve në sezonin që sapo ka nisur.
Pak orë përpara mbylljes zyrtare të merkatos verore, Liverpool ka konfirmuar se lojtari nuk do të largohet për asnjë lloj vlere, ndërsa do të vijojë të jetë në dispozicion të trajnerit Klopp. E thënë ndryshe, tentative e Al Ittihad rezultoi jo e suksesshme e duhet të hidhe në sulm për një tjetër lojtar.
Kujtojmë se merkatoja në Arabinë Saudite mbyllet në javën e dytë të shtatorit, duke u dhënë mundësi skuadrave të fuqizohen së tepërmi. Kampionët e Arabisë Saudite, të cilët kanë zhvilluar një merkato pozitive, madje vijojnë të udhëheqin tabelën e klasifikimit, ofruan 150 milionë paundë për Liverpoolin, ndërsa edhe për Salah paga do të ishte faraonike.
31-vjeçari do të përfitonte afro 200 milionë euro në sezon, duke u kthyer në lojtarin ëm të paguar në Arabinë Saudite. Pak ditë më parë u arrit akordi mes vetë futbollistit dhe Al Ittihad, por duket se ndërhyrja e pronarëve të skuadrës angleze dhe trajnerit Klopp arritën të ndryshojnë mendjen e sulmuesit, duke i dhënë kështu një përgjigje negative miqve arabë. Largimi i Salah nga Liverpool, në këtë pikë të merkatos do ta dobësonte në shkallë të madhe skuadrën në këtë sezon të ri të kampionatit anglez.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve