25 dronë rusë shënjestruan Odesën, ushtria ukrainase: Kemi rrëzuar 22 prej tyre
Sistemet për mbrojtje ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar 22 prej 25 dronëve iranianë Shahed, të cilët i kanë nisur forcat ushtarake ruse në rajonin Odesa, në orët e para të 3 shtatorit, ka thënë forca ajrore ukrainase.
Të paktën dy civilë janë plagosur në “një seri sulmesh” që e kanë goditur infrastrukturën e lumit Danub, kanë thënë autoritetet ukrainase, duke shtuar se sulmet kanë zgjatur për më shumë se tre orë e gjysmë.
Danubi është kthyer në rrugën kyçe për Ukrainën për transportim të grurit prej skadimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, që e ka mundësuar transportimin e sigurt të mallit përmes Detit të Zi.
Prej atëherë, Rusia i ka shtuar sulmet në rajonet jugore ukrainase Odesa dhe Mikollaiv, zona shumë të rëndësishme për transportim të grurit.
Nuk dihet saktë se cili port është goditur, mirëpo ushtria ukrainase ka thënë se e ka shuar shpejt zjarrin e shkaktuar nga sulmet.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit