Spahiu: Berisha-Basha-Bardhi luftë me njëri-tjetrin, jo me Ramën

4 Shtator 2023 | 16:43

Analisti Kreshnik Spahiu, foli në lidhje me situatën në PD dhe forcën e opozitës ndaj mazhorancës.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lulzim Basha, Gazment Bardhi dhe Sali Berisha janë në luftë me njëri-tjetrin dhe jo me kreun e qeverisë Edi Rama.

Mes tjerash ai theksoi se konflikti në PD tashmë është i dhunshëm.

“Urrejtja që kanë ndaj njëri-tjetrit është në përmasa që flet sa një mijë fjalë. Mendoj se konflikti brenda PD-së tashmë është i dhunshëm. Kanë për qëllim eliminimin përfundimtar të njëri-tjetrit. Berisha nuk ka fare moral që të akuzojë tjerët që kanë bërë marrëveshje me Ramën sepse i pari që ka bërë  marrëveshje me Ramën në 2008 është Berisha. Tre B janë humbës për momentin. Basha Berisha e Bardhi, në situatën që është PD, e kanë të pamundur që të jenë më të fortë se  sa në vitin 2021 dhe në 2017. Sot i kanë humbur të gjitha, kanë humbur dhe njëri-tjetrin. Sot Shqipëria dhe opozita është në një krizë lidershipi. Këta po vriten me njëri-tjetrin”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024