Rikthehet Euro 2024, sfida emocionuese. Kuqezinjtë zbresin sot në fushë
Franca është shumë pranë sigurimit të një bilete për europianin e vitit të ardhshëm që zhvillohet në Gjermani. Gjelat kanë arritur të fitojnë në 4 përballje të luajtura në grupin E, ndërsa mbrëmjen e kësaj të enjte luajnë me Irlandën. Ndeshja e parë u fitua minimalisht nga trikolorët, ndërsa goli shënohej nga Pavard në pjesën e dytë. Të besuarit e Deschamps cilësohen favoritë.
Në këtë grup një tjetër përballje që pritet me interes është ajo mes Holandës dhe Greqisë. Në Eindhoven, tulipanët do të luajën gjithcka për gjithcka, ndërsa e nisën rrugëtimin me disfatën e thellë ndaj Francës, ndërsa mundën të fitojnë ndaj Gjibraltarit. Në anën tjetër, helenët renditen të dytët në grup me dy fitore dhe nëj humbje.
E enjtja rikthehet me disa përballje të tjera interesante, mes tyre dhe Poloni-Ishujt Faroe në grupin E, ku bën pjesë Shqipëria. Polakët numërojnë 3 pikë, kundrejt 1 të kundërshtarit, ndërsa një fitore do t’i rikthente sërish në lojë në këto kualifikuese. Në dy përballjet e fundit me njëra-tjetrën, Polonia ka shënuar 10 gola, ndërsa nuk ka pësuar asnjë. Edhe në këtë përballje polakët nuk e diskutojnë fitoren, ndërsa 3 ditë më pas do të udhëtojnë drejt Tiranës, ku i presin kuqezinjtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)