Bashkimi Berisha-Bardhi, Boçi: Ish-sekretari ka evoluar politikisht
Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha në një intervistë për Euronews Albania se Gazment Bardhi ka evoluar politikisht.
Ai komentoi tryezën që organizoi ish-sekretari i Përgjithshëm, ndërsa tha se besimi i demokratëve duhet fituar sërish.
“Të themi ndryshim nuk është termi i duhur gjuhësor. Evolucion, ta themi kështu se e kupton më mirë publiku. Ka evoluar në qëndrimin politik në raport me bashkimin. Pra, ylli polar që duhet ndjekur është bashkimi, pastaj rruga është e kundërshtueshme. Sot kemi një përputhshmëri të veprimeve të zotit Bardhi dhe deputetëve të tjerë në raport me dëshirën, kërkesën, investimin 2-vjeçar për bashkimin e Partisë Demokratike. Është një hap i pritshëm, i duhur. Kjo duket qartë, jo vetëm nga reagimet tona, sepse ne paragjykohemi, jemi politikanë dhe mundohemi ta elaborojmë fjalën, por kjo duket më qartë nga reagimet e publikut,” – u shpreh Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
- 14:25 Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë