Takimi i 14 shtatorit, Berisha: Kurti po dorëzohet përballë ndërkombëtarëve
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ishte këtë të martë në një lidhje për Euroneës Albania për të folur për takimin e 14 shtatorit mes Kurtit dhe Vuçiç.
Berisha tha se këto takime janë të parapërgatitur, kanë një axhendë dhe se duhet të japin një efekt.
“Parakushtet për të ardhur deri tek zgjedhjet e parakohshme, duhet të jenë temë e bisedimeve të 14 shtatorit që vetë Serbia të mos interferojë dhe të dialogohet me qytetarët e përfaqësuesve të serbëve lokal, që ata të përfshihen në zgjedhje, përndryshe përsëritja e të njëjtit rreth vicioz është e padobishme, vetëm se gjenerojmë krizë dhe statuskuo afatgjatë. Mirëpo shqetësuese është situata se kemi një pozicionim të palës kosovare me ofertat që ka bërë dhe kemi e anën e kundër, anën serbe, e cila për realizimin e tyre kërkon largimin e policisë nga veriu, bërjen e ostacionit dhe këto zgjedhje ti bëjmë me vendim të asamblesë së ostacionit”- tha Berisha.
Berisha komentoi edhe për bisedën telefonike që Kurti ka zhvilluar me Escobar, dhe tha që amerikanët mund të marrin kurdo në telefon dhe nuk i marrin leje askujt.
Ai shtoi se Kurti po dorëzohet përballë ndërkombëtarëve dhe tërheqja e tij mund të jetë me një vendim të dëmshëm për Kosovën.
“Krejt kjo çfarë kemi arritur deri më sot është për shkak të koordinimit me SHBA-në dhe me parterët e tjerë ndërkombëtar. Nuk ka ndryshim të kursit të Kurtit, Kurti ccdo vendim që e ka marrë, e ka marrë të pa harmonizuar me ndërkombëtarët. Nuk po e them unë, e kanë thënë në ccdo hap të tij Ambasada Amerikane, Bashkësia Ndërkombëtare dhe Bashkimi Europian. Tani Kurti është në pozicionin ku do të detyrohet të dorëzohet dhe frika më e madhe e imja është se ky po tërhiqet me një vendim të dëmshëm për Kosovën” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut