“S’ka pasur luftë fetare”, ish-komandanti i UÇK: Unë i krishterë, ushtarët myslimanë
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Anton Quni tha në një intervistë për Euronews Albania se gjatë kohës që ka drejtuar në UÇK ka dhënë urdhra për pjesëtarë të ushtrisë që ishin myslimanë, ndërsa ai vetë ishte i krishterë.
Sipas Qunit pretendimet se ka pasur ndasi fetare nuk qëndrojnë sepse gjithë lufta ishte përgjigje e kombit shqiptar ndaj pushtuesit serb.
“Unë i takoj besimit të krishterë, por si i dyti në zinxhirin komandues, do të thotë që urdhrat e mia zbatoheshin nga rreth 3000 mijë pjesëtarë. Mbi 95% ishin të besimit mysliman. Kjo do të thotë raportet fetare apo çfarëdo mëdyshje që ka pasur dhe një tendencë për ideologji fetare, janë të paqëndrueshme. Thjesht ishte një përgjigje e kombit shqiptar ndaj regjimit dhe okupimit serb të cilët nuk bënin fare dallim mes partive politike, mes gjeneratave, moshave, besimeve e të tjerë,” – u shpreh
Sipas tij kjo teori për ndasi fetare është ngritur nga Beogradi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania