Gazetari: Serbia tentoi të pushtonte Kosovën, e tregon artileria e kapur
Gazetari Flogert Muça tha në një intervistë për Euronews Albania se terroristët serbë që sulmuan të dielën në veri të Kosovës ishin nisur për pushtim.
Sipas tij, kjo tregohet shumë lehtësisht nga artileria e kapur.
“Nuk ka më asnjë lloj diskutimi që grupi i armatosur, grupi terrorist nuk ishin njerëz të organizuar vetë apo disa kriminelë ordiner. Ata ishin pjesë e shërbimeve sekrete dhe të ushtrisë së Serbisë dhe pavarësisht betejave që kanë brenda Vulin dhe Vuçiç kundrejt njëri-tjetrit, ku njëri do t’i vërë zjarrin Ballkanit dhe tjetri bën sikur se di ose se di me të vërtetë sepse dhe këtë s’mund ta themi, pavarësisht të gjithave, faktet janë fakte dhe kemi të bëjmë me shtetin e Serbisë i cili ka tentuar të pushtojë në një farë mënyrë Republikën e Kosovës, është kaq e thjeshtë! Ata me atë lloj artilerie, sigurisht që ishin aty për pushtim,” – u shpreh Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale