Revoltohet Arbër Zaimi: Krimineli i madh që po mbron Serbia
Arbër Zaimi, anëtar i Kryesisë së VV-së tha në emisionin Now në Euronews Albania se sulmi terrorist ndaj policisë së Kosovës në Veri është udhëhequr nga Radiçiç dhe njerëz të lidhur me persona me pozitë të lartë politike në Serbi.
“Armatimi, financimi dhe vendi ku janë përgatitur këta persona… Është vërtetuar se komandanti i kësaj çete çetnikësh ishte Radoiçiç, krimineli, terroristi i ciki është jashtë Kosovës dhe i plagosur. Dhe është njoftuar se një pjesë e atyre sulmuesve janë të rrethit të afërt me pozitë të lartë shtetërore në Serbi”, tha Zaimi.
Sipas tij, të gjitha provat e siguruara nga sulmi në veri tregojnë se ngjarja terroriste që solli në rënien e policit Afrim Bunjaku ka adresë dhe urdhërdhënës që njihen.
“A do marrë Serbia përgjegjësi për këtë çështje, kjo varet nga presioni që do bëhet, Serbia ka fshehur për vite me radhë kriminelin Karaxhiç me gjithë presionin perëndimor”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve