“Gjallë e kemi UÇK”, kënga që motivoi policët teksa shkonin në aksionin në Veri

28 Shtator 2023 | 10:46

“Ti me flakë po i shkon Deçanit, do me ja prish shqipes folenë, nuk ka vdek pushka e luanit, gjallë e kemi UÇK-në”-janë fjalët e këngës që dëgjonin policët e Kosovës ndërsa ishin në nisur për në aksion Banjskë.

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, policët nuk shihen me fytyrë, por mesa duket kënga patriotike ka qenë motivuese për ta.

Ndërkohë këngëtari i këngës “Trimat e Dukagjinit”, Xhafer Ahmetaj ishte i ftuar në Euronews Albania, ku theksoi se djemtë e UÇK-së janë në vijën e frontit, aty ku kërkohet.

“Djemtë në vijën e fronit janë prapë aty në vijën e fronit, aty ku kërkohet. Kam dëshirë që policët ti falenderoj. Këngën kam dashur ta përfundoj me mesazhin që jemi nipa të Kastriotit, jem betuar  në besë të Zotit, trojeve tona zot me ju dalë. Trojet tona janë dhe përtej Mitrovicës, po padrejtësitë historike dhe shqiptarët janë të ndarë gjithandej. Në secilën strofë djemtë tonë e kanë gjetur veten”-tha ai.

@semipz “Jo s’ka vdekë pushka e Luanit, gjallë e kemi #uçk -në #hashimthaqi #policekosova #fyp #tiktokkosova #viraltiktok #kosova #albania ♬ original sound – LUSHAJ.S

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026