Kryeministri Rama me bizneset: Koha për lehtësime! Kontributi juaj, i domosdoshëm
Kryeministri Edi Rama në një diskutim me sipërmarrësit për nismën e re të qeverisë për një rishikim tërësor të procedurave administrative të biznesit dhe për të shkurtuar hallkat burokratike për të përmirësuar kështu klimën e biznesit.
Rama tha se Shteti dhe Biznesi janë dy palë që duhet të ndërveprojnë me njëra-tjetrën e ndaj është koha për të bërë lehtësime për bizneset.
Gjithashtu Rama tha se pret që brenda këtij mandati Agjencinë e Prokurimeve Publike do ketë më shumë komponent teknologjik e më pak komponent njerëzor kjo sipas kryeministrit do të japë më tepër garanci që prokurimet të jenë të drejta dhe transparente.
“Ka ardhur koha që të rifokusohemi, të bëjmë një analizë të detajuar nga ajo që kemi nisur nga institucionet mbi të gjitha procedurat. Kemi nisur ta bëjmë duke e parë me sy kritik çdo procedurë për të kuptuar se çfarë mund të lehtësohet nga pikëpamja e asaj që është e shkruar.
Besoj se është një proces që ka vend për përmirësim. Sot në këtë fazë, duke pasur parasysh se tani janë bërë disa vite që është e ecur përpara mbi bazën e një lehtësimi të bërë më parë, është koha për të riparë të gjithë proceset dhe për të bërë një lehtësim tjetër.
Po bëjmë punën tonë nga brenda institucioneve, por në fund të ditës kjo është një punë që bëhet për sipërmarrjen dhe për lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri. Ju jeni objekti dhe subjekti i kësaj pune, për këtë arsye kontributi juaj është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm. Në këtë proces ministrja do bëj takime specifike me të gjithë sektorët dhe nënsektorët, për të mbledhur sa më shumë informacion dhe sa më shumë sugjerime.
Ne po vazhdojmë punën dhe në diskutimin e buxhetit të ardhshëm do vendosim fokusin te shërbimi digjital. Gjithashtu besojmë se brenda këtij mandati do të kemi proces të rivilitalizuar procesin në Agjencinë e Prokurimeve Publike, me shumë më tepër komponent teknologjike e shumë më pakj komponentë njerëzor. Kjo në mënyrë që prokurimet të jenë të drejta dhe transparente”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)