Ndryshime në drejtimin e KFOR, Turqia merr komandën e forcës së NATO-s në Kosovë

6 Tetor 2023 | 09:49

Turqia, e cila ka ushtrinë më të madhe në NATO pas SHBA-së, do të marrë drejtimin e misionit nga Italia më 10 tetor”, tha nje dite me pare  kundëradmirali Zeki Akturk, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, raporton bloomberg.

Media bloomberg shkruan se Turqia ka marrëdhënie me të dyja palët, pasi ka zhvilluar lidhje tregtare me Serbinë, ndërkohë që ka furnizuar me drone luftarake  Kosovën.

Marrja e drejtimit të KFOR nga Turqia vjen në një mpoment delikat në Kosovë, pas sulmit terrorist, ku paramilitarë serb vranë një efektiv policie.

Më 24 shtator, një grup i armatosur serb e ka vendosur një barrikadë në hyrje të fshatit Banjskë, në veri të Kosovës, dhe më pas ka sulmuar Policinë e Kosovës.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç.

Më 3 tetor, Radoiçiç është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit dhe është liruar më pas.

Këto zhvillime kanë tensionuar sërish situatën në Veri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026