Reforma në arsimin profesional, 3 shkolla në Korçë bashkohen në 1 drejtori të vetme
Tri shkolla profesionale në qytetin e Korçës janë bashkuar në një drejtori të vetme. Bëhet fjalë për shkollën e mekanikes, të ndërtimit dhe të teknologji-informacion-komunikimit, ku sipas drejtoreshës e cila do të menaxhojë këto tre shkolla, gjithçka vjen si pasojë e reformës së re në arsimin profesional.
“Është pikërisht Ministria e Financës dhe Ekonomisë që ka ndërtuar një plan organizimi të rrjetit të gjithë ofruesve të arsimit profesional, duke marrë parasysh përputhjen e ofertës dhe kërkesës së gjithë rajonit. Do të kemi staf, burime njerëzore të bashkuara, kabinete për profile të ngjashme dhe kurrikulat janë ato të miratuara”, tha Anxhela Taho, drejtoreshë e Shkollës Teknike Profesionale Korçë.
Një tjetër fakt është se në shkollat e mekanikes dhe ndërtimit asnjë nxënëse nuk është e regjistruar, duke pasur vetëm djem në përbërjen e tyre.
Por a ka ardhur ky ndryshim si pasojë e uljes së numrit të nxënësve në gjithë vendin?
“Të tria shkollat profesionale që unë përmenda kanë një rritje, të vogël, por kanë një rritje për vitin 2023-2024. E theksoj se nuk është arsyeja e uljes së numrit të nxënësve. Janë pikat kombëtare të strategjisë, plani i optimizmit, është i mbështetur në analizë të kontekstit ekonomik në rajonin e Korçës. Duam të vijmë në treg se cilat janë mundësitë për t’u përmirësuar”, u shpreh ajo.
Krahas bashkimit të këtyre tri shkollave, një gjë e ngjashme do të ndodhë edhe në dy shkollat e tjera profesionale në Korçë, atë të bujqësisë dhe ekonomikut.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë