“Kosova është Shqipëri”, AEK dënon veprimin e tifozëve në ndeshjen ndaj Ajax
AEK ka dënuar veprimin e tifozëve në ndeshjen ndaj Ajax ku është shpalosur një parullë ku lexohej ‘Kosova është Shqipëri’.
Skuadra greke ka bërë me dije se do merrem masa ndaj tifozëve përgjegjës duke i përjashtuar përgjithmonë nga stadiumi.
“AEK dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë, e cila nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj. AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës. Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë kështu. Tashmë po nisim aksionet për caktimin e përgjegjësive edhe për një imazh momental – e përsërisim – që me të drejtë trazoi masën e madhe të botës sonë sportdashëse, e cila gjithashtu e ka kundërshtuar ashpër. Do t’i gjejmë patjetër përgjegjësit dhe do t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumin tonë”, thuhet në deklaratën e klubit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur