“50 vjet një skenë”, Shkurte Fejza: Kënga na mbajti gjallë, e kam ndjerë si detyrim

20 Tetor 2023 | 11:26

Këngëtarja e njohur popullore Shkurte Fejza që ka 50 vite në skenë ishte këtë të premte në Euronews Albania, ku foli për eksperiencën e saj si artiste si dhe për këngën “Mora fjalë” që tashmë për shqiptarët është kthyer në himn.

Ajo theksoi se këtë këngë e ka bërë në bashkëpunim me kompozitorin Naim Gjoshi duke shtuar se bashkëpunimet me shqiptarët kanë qenë sukses për të.

“Këngën “Mora fjalë” e kemi dhuratë nga kompozitori i mirënjohur Naim Gjoshi. Me Gjoshin unë bashkëpunojë prej 30 vitesh. Puna e Naimit u shpërblye më këtë këngë. Kënga “Mora fjalë” është kulmi i suksesit. Jam shumë e lumtur që e këndojnë të gjithë. Kjo këngë ka dalq në vitin 2003. Ka 20 vjet. Unë kam bashkëpunuar  që nga ’90 me kompozitorët e Shqipërisë, e mbase kombinimi ka bërë këto këngë të bukura. Janë 50 vjet një skenë, është një jetë e tërë. Gjithçka është e bukur, ka sakrificën. Kemi kaluar periudha të vështira.

Kënga na ka mbajt gjallë. E kam ndjerë si detyrime e kemi kaluar periudha të vështira. Jam mundu që këngët e mia t’i lidh me periudha të vështira që i kemi prek. Tani që jemi të lirë, në saje të gjithëve që dhanë jetën, sikur po marrim frymë lirshëm. Gjithmonë mendojmë se po bëjmë më pak se po bëjmë. E bukura e koncerteve është kur këndohen këngët tua”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026