“Malltezi trashëgimtar legjitim” / Boçi: Leja e ndërtimit u firmos nga vetë Edi Rama
Luçiano Boçi, nënkryetari i PD të rithemelimit, ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar masën e sigurisë “arrest me burg” të dhënë për Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit Berisha.
Boçi tha se Malltezi është pronar legjitim i truallit, për të cilin I janë ngritur edhe akuzat, ndërsa shtoi se lejen për të ndërtuar në atë trualll e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili në atë kohë ishte kryetari i bashkisë së Tiranës.
“Aty ka pasur zhvillim të pronës, kryetari I bashkisë në atë kohë ka qenë I famshmi Edi Rama, Si kryetar bashkie ka qenë i famshëm për atë 20% e dikurshëm. Që të bësh ndërtim aty, duhet që toka nga terren sportive të kalonte në truall sepse ishte brenda vijës së verdhë dhe në bazë të planit urbanistik, me vendim të Edi Ramës.
Toka nga tokë sportive, ka kaluar në truall për ndërtim. Kush e dha lejen e ndërtimit? E ka dhënë Edi Rama, se nuk e mori nga kryeministri Jamarbëri. Toka nuk ka qenë në planin e përhapjes, se e ka përjashtuar nga ky plan presidenti Moisiu”,-tha Luçiano Boçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus