“SPAK do shkojë thellë”- Mërtiri: Malltezit iu sekuestruan vilat, ka diçka serioze
Analisti Ergys Mërtiri tha se sekuestrimi i vilave dhe pasurive të Jamarbër Malltezit, tregon se në këtë çështje gjërat janë serioze.
Ai tha se vazhdon të jetë skeptik për mënyrën se si funksionon drejtësia në Shqipëri dhe shtoi se nuk beson se ka institucione të pakapura, por kjo drejtësi është larg asaj që më parë shpresohej, pasi më parë sipas tij as nuk mund të imagjinohej që të ngriheshin akuza penale ndaj ish-kryeministrit Berisha, apo të arrestohej dhëndri i tij.
Sipas Mërtirit hetimi i SPAK duhet të thellohet shumë në këtë çështje, pasi, shtoi ai “shumë njerëz po presin në radhë”.
“Sekuestrimi i vilave dhe i pasurive tregon se këtu ka diçka serioze nuk është thjesht diçka për të larë gojën. Besoj se kjo do shkoj thellë. Megjithatë unë kam skepticizmin tim. Nuk besoj se hetimi shkon deri në fund, se nëse do shkonte deri në fund do shkonte edhe më lartë.
Gjithsesi them se kjo lloj drejtësie është vërtetë e mëngët, është akoma jo ajo e duhura, është larg asaj që do donim të gjithë të ishim, ama është shumë larg asaj që as nuk kemi mundur se do e realizonim dot.
Ne nuk e imagjinonim dot se një drejtësi mund të vendosë përballë akuzave penale zotin Berisha e të arrestojë dhëndrin e tij, e ti sekuestrojë pasuritë. Kjo skemë sot është një shembull e një shfaqje e cila ka turbulluar shumë njerëz të tjerë të cilët me siguri po presin radhën. SPAK ka probleme, unë nuk mendoj se këtu ne nuk kemi institucione të pakapura, por ne duhet të shpresojmë që t’i kap ai që është më pak hajdut në këtë vend”,-tha Ergys Mërtiri.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve