Trondit gjinekologu: Kam hasur shumë raste të përdhunimeve me dëmtime në organe

26 Tetor 2023 | 08:16

Përdhunimi i 26-vjeçares në qytetin e  Vlorës nga disa persona është një nga ngjarjet më të rënda të këtyre ditëve. Gjatë gjithë kohës mediat kanë shkruar, personazhet publike por edhe të afërm të personave të dyshuar si përdhunues.

Ditën e djeshme në spitalin e Vlorës ka qenë edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili është shprehur se e dënon fort dhunën seksuale dhe kjo gjë do të marrë fund shumë shpejt sipas tij.

Gjinekologu Shkëlqim Balili tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania se gjatë punës së tij ka hasur në shumë raste të përdhunimeve me dëmtime të organeve.

“Ne kemi parë raste në urgjenca gjatë gjithë kohës që na kanë ardhur raste me dëmtime të organeve gjenitale nga ndërhyrjet brutale, nga trajtimet kafshërore seksuale deri të kafshuara. Por problemi është që në këto marrëdhënie një gjë duhet ndarë; unë nuk e quaj të drejtë që në Shqipëri seksi të fillojë 14 vjeç se të dy janë pa e mbaruar adoleshencën, janë ende të papjekur seksualisht”, tha mjeku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024