Bllokimi i pasaportës së Berishës, gazetari: Nuk iku në kohën e plumbave, jo më tani
Gazetari Bledian Koka tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjithë ankohen sepse Sali Berisha nuk largohet dhe është absurde t’i bllokohet pasaporta me argumentin se s’duhet të lëvizë jashtë vendit.
Ai kujtoi vitin 1997 duke thënë se Berisha nuk është larguar, por ka qëndruar në zyrën e tij edhe atëherë kur i rrezikohej jeta nga plumbat, jo më të largohet tani.
“Berisha ka problemin se nuk ikën, nuk është problemi se të ikën Sali Berisha. Sali Berisha nuk ka ikur kur i është kërcënuar jeta me kallashnikov në 97’-tën dhe ka qëndruar në zyrë. Të gjithë e dimë atë. Të gjithë ankohen se Sali Berisha nuk ikën, jo se kanë frikë se Sali Berisha ikën dhe ky është banaliteti më i madh që mund të diskutohet dhe mund të shtrohet si diskutim për mendimin tim,” – u shpreh Koka.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur