Përurohet Sheshi Mitsotakis, Rama: Do doja të ishte dhe kryeministri grek këtu
Përurohet sheshi ‘Mitsotakis’ në Derviçan këtë të premte.
I pranishëm në përurimin e sheshit të Derviçanit, i cili do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili mbajti dhe një fjalim para qytetarëve.
Ai theksoi se do të kishte dëshirë që i pranishëm në këtë përurim të ishte dhe kreu i qeverisë greke, djali i Konstantinos Mitsotakis, Kyriakos Mitsotakis
“Do kisha dashur shumë që sot të ishte dhe Kyriakos Mitsotakis djali I Konstantinos, kryeministri i sotëm i Greqisë dhe miku im i dashur. Me siguri ai do të kthehet në sheshin që nga sot mban emrin e të atit. Më vjen mirë që sot është një deputet tanimë i thinjur i demokracisë së re. Ai shoqëroi Konstantinos. Ai ishte një djalosh i ri pa asnjë thinjë në kokë, i cili më vonë do të bëhej kryebashkiaku që i ktheu Athinës flamurin e lojërave olimpike. Është një nga shembujt e mi frymëzues kur mora Bashkinë e Tiranës, miku im i shtrenjtë Dimitris Avramopoulos”-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve