“Mbreti po vdes”- Juristi komenton ironinë e Bashës: Nuk e ka me Berishën, por me…

30 Tetor 2023 | 16:03

Juristi Besart Logu ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania ironinë e Lulzim Bashës, i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka ndjekur shfaqjen “Mbreti po vdes”, një shfaqje e realizuar nga një kast i ri aktorësh që sipas Bashës, përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Sipas juristit Logu mesazhi i Bashës ka qenë shumë i qartë. Ai ka dashur të thotë se në Shqipëri, si në planin politik edhe në atë shoqëror, njerëzit nuk njohin fundin e ciklit të tyre.

“Mbreti, në këtë rast, jo detyrimisht mund të jetë Berisha, mund të jetë dhe Rama. Natyra e politikanëve tanë apo shkolla e vjetër e politikës në Shqipëri  që ka shoqëruar këto 30 vjet tranzicion është që nuk njohin fundin e ciklit të tyre politik, por në mënyrë të njëanshme edhe pse të konsumuar dhe me probleme me drejtësinë apo me partnerët, sërish vazhdojnë dhe nuk tërhiqen, në funksion të partisë së tyre, të pluralizmit,” – u shpreh Logu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024