“Akuzohet për ‘kanosje” dhe ‘moskallëzim krimi’”, gazetari: Mark Frroku ende në burg
Gazetari Eraldo Harlicaj ishte këtë të martë i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth konfliktit të dhunshëm të ndodhur dy ditë më parë në Kepin e Rodonit, ngjarje në të cilën është përfshirë edhe ish-deputeti Mark Frroku.
Ky i fundit sipas gazetarit ndodhet ende në burg, ndërsa veprat penale që rëndojnë mbi të janë ‘kanosje” dhe ‘moskallëzim krimi’.
“Mbi Mark Frrokun Antonio Lazari, Pal Doda, Martin Lazeri, rëndojnë veprat kansoje, moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zhvillimin e të vërtetës dhe prishjen e rendit dhe të qetësisë publike.
Është proceduar në gjendje të lirë, Ndue Sokoli, për kallëzim krimi, ndërsa Besnik Thoma i cili dyshohet se ka qëlluar me armë, është shpallur në kërkim dhe ende nuk është arrestuar.
Ndërkohë që për Bajram Kaculi, Erjon Reka, Orgito Reka, Ylli Reka janë akuzuar me vepër të rëndë penale, plagosje e rëndë me dashje dhe vetëgjyqësi. Këto janë deri më tani akuzat që rëndojnë mbi këta persona.
Deri më tani zoti Mark Frroku vazhdon të jetë i arrestuar”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve