“Do i përgjigjemi dhëmb për dhëmb”, Berisha-deputetëve socialistë: Mos provokoni
Ish-kryeministri Sali Berisha tha për mediat pas mbledhjes me deputetët e PD, se ata kanë diskutuar se si do i përgjigjen “dhëmb për dhëmb” përpjekjeve të Ramës, për t’u mohuar të drejtat kushtetuese të deputetëve.
Berisha u bëri thirrje deputetëve socialist që të mos i provokojnë deputetët e opozitës, pasi këta të fundit sipas tij, po protestojnë për të drejtat kushtetuese të tyre dhe se protesta e tyre është protesta më e drejtë.
“Në mbledhjen e deputetëve u diskutua gjerësisht se si t’i përgjigjemi dhëmb për dhëmb përpjekjeve të Edi Ramës, për të vazhduar me mohimin e të drejtave kushtetuese të deputetëve në parlament. Së pari dënoj çdo provokim në kohën që ne jemi në protestë në parlament. Unë u kërkoj deputetëve socialist të mos marrin rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat e deputetit minimumi është të respektojnë protestën, kjo situatë i turpëron ata.
I pyetur se si do jetë përgjigjja dhëmb, për dhëmb, Berisha u përgjigj se çdo gjë do jetë publike dhe se protesta e opozitës ka marrë rrugën pa kthim.
Duke komentuar konfliktin e djeshëm, deputeti Berisha tha se Sinaj tentoi të merrte fjalën ndërkohë që opozita po proteston, por ai nuk u godit.
“Ne do të vazhdojmë betejën. Do të rivendosim të drejtat tona kushtetuese. Dhunën e filloj ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë ju nënshtrua kryetares së parlamentit që e mbushi me gardistë parlamentit. Sinaj nuk mund të merrte fjalën në një kohë kur e gjithë opozita ishte në protestë. Të tjerat i ekzagjeruan mediat. Ai nuk është goditur. Ai nuk ishte polic aty, por ishte deputet”,-tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:07 Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit