“Rrezikova shikimin kur ngrita 1531 kg peshë”-kampioni Guinnes nga Kosova

1 Nëntor 2023 | 09:41

Shqiptari nga Vushtria e Kosovës, Bujar Muli i cili  hyri zyrtarisht në librin e Guinness pas thyerjes së rekordit të peshave më të rënda të mbajtura në trup, ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Good Morning Albanians”.

Duke folur për rekordin e arritur, ai tha se ndërsa përgatitej për të ngritur një peshë aq të madhe ai ishte i vetëdijshëm se nga kjo atij mund t’i rrezikohej edhe shikimi, megjithatë nuk u ndal dhe arriti të thyente rekordin duke mbajtur plot 1513 kilogram peshë në pjesën e përparme të trupit.

“Rekordi është 1531 kilogram dhe jam i vetmi njeri në botë që kam arritur t’i mbaj në pjesën e përparme të trupit. I kam mbajtur për 6 sekonda. Para se të futesha për të arritur atë rekord, kemi pasur shumë ankth dhe ne na është dashur të përgatitemi në tre mënyra, në mënyrë psikike, fizike dhe mënyra tjetër si do pritet.

Psikologjikisht na duhet të përgatiteshim maksimalisht, pasi kisha ankth se mos ndodhte ndonjë gjë në ndonjë pjesë të brendshme të trupit, jo zemra, jo lukthi, jo sytë, se kishte mundësi që shtypja shumë e madhe të më linte pa shikim. Gjatë karrierës sime kam pasur edhe sprova ku mund të ngelesha i paralizuar për gjithë jetën, por ka dashur zoti dhe nuk ka ndodhur gjë”,-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024