Avokati i Frrokut thyen heshtjen: Lidhja e ish-deputetit me Kishën Katolike e pronat
Sokol Dednderaj, avokati i ish-deputetit Mark Frroku sqaroi në emisionin Now në Euronews Albania pozicionin e këtij të fundit në konfliktin e armatosur të ndodhur disa ditë më parë në Kepin e Rodonit.
Ai tregoi se Mark Frroku nuk është përfaqësues i Kishës Katolike por administrator i kompanisë që ishte kontraktuar nga kisha për instalimin e rrjetit ekzistues të rrethimit ekzistues.
“Kjo pronë nuk është e Kishës katolike po provincën françeskane që është në Shqipëri që në shekullin 13, dhe në atë kohë është ndërtuar kisha e Shënadout. Kjo sipërfaqe toke është rrethuar që në ‘92 nga at Zef Pllumi dhe vendimi për rrethimin e kësaj prone është bërë se i skadonte afati i kontratës paraprake. Duke qenë se leja është dhënë në 2002 dhe i skadonte afati është lidhur një kontratë shërbimi me firmën AMP grup me drejtues Mark Frroku. Kontrata është instalimi i rrjetit ekzistues të rrethimit ekzistues, pra do bëhej një instalim rrjeti mbi të. Kanë shkuar punonjësit e shërbimit të bëjnë rrethimi që është i gjithë pjesës jugore të pasurisë së marrë nga provinca françeskane. Rreth orës 10 ka shkuar polica dhe ka folur me Frrokun që ka prezantuar dokumentacionin. Pasi ka ikur policia kanë ardhur këta njerëz me shkopinj dhe mjete të forta. Frroku nuk është përfaqësues i kishës”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 14:21 Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
- 14:19 Momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë, disa të plagosur (VIDEO)
- 14:13 Abuzuan me fondet e ndihmës ekonomike, lëshohen masat e sigurisë për 6 funksionarë publikë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit