“Shpallëm grevë të përkohshme”,Berisha: Miratimi i vendimeve sot, turp i mazhorancës
Kryetari i Rithemelimit, Sali Berisha tha për mediat se sot opozita ka nisur grevën e përkohshme. Ai tha se kjo grevë do të vazhdojë për sa kohë që të drejtat e deputetëve të opozitës nuk respektohen.
Ndërsa duke komentuar projetvendimet e miratuara ditën e sotme me shpejtësi ndërsa në parlamenti ishte në kaos, Berisha tha se ai ishte një turp i mazhorancës.
“Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme.
Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese.
Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare.
Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.
Kjo e sotmja ishte grevë. Ne shpallën një grevë të përkohshme për aq sa do vazhdonte ky turp i parlamentit. Ne kemi punë me Edi Ramën dhe me Taulant Ballën se ëhstë më keq se kriminelët.
Nisma jonë ligjvënëse do kalojë të gjitha procedurat parlamentare, Ne kërkojmë që përfaqësuesit tanë ti caktojë grupi parlamentar, e jo Edi Rama. Këto janë kërkesat më ligjitime. Ne nuk mund të vazhdojmë si marioneta”,-tha Berisha ndërkohë që shtoi se miratimi i projektvendimeve me shpejtësi nga ana e mazhorancës, ishte turp i saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 14:07 Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar
- 13:50 Mblidhet Bordi i Paqes për Gazën, zbulohet vendi dhe arsyeja e takimit