Fotoja e Albin Kurtit “pushton” rrugët e Beogradit! Eksperti zbulon mesazhet
Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka folur ndër të tjera edhe për lokale që pritet të zhvillohen në dhjetor në Serbi.
Ai ka komentuar ndër të tjera përdorjen e fotos së kryeministrit Kurti në fushatën e Millosh Jovanoviç, duke shpjeguar domethënien e posterave të vendosur nga subjekti politik që ky i fundit përfaqëson.
“Aty lexon “i liruari”, kjo dëshmon faktin se politika e cila ka udhëhequr në atë kohë dhe ka mundësuar që kryeministri Kurti të lirohej nga burgu qendror i Beogradi, tashmë “i liruari” është duke penguar që Kosova të jetë pjesë e Serbisë. Kjo është një afishe e vendosur nga Partia e re demokratike me në krye Millosh Jovanoviç.
Sipas platformës së tyre politike unioni europian është dështimi i Europës, ‘de facto’ këta e vendosin kontekstin e nacionalizmit në krye të zgjedhjeve politike të partisë së saj. Kjo foto është domethënëse.
Mbrapa është plisi, shqiponja dy krenare dhe Serbia vazhdon narrativën se përmes Albin Kurtit do të krijohet Shqipëria e madhe, Shqipëria Etnike, për të legjitimuar më pas vendimin dhe rrugën e krijimit të Serbisë e botës serbe”,-tha Drizan Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje