Bashkëshortes së ish luftëtarit të UÇK-së i refuzojnë pasaportën shqiptare
Ish luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Meçan Zotaj, pret prej 23 vitesh t’i sigurojë bashkësortes së tij pasaportën shqiptare.
Lindur dhe rritur në rrethin e Mallakastrës, Meçan Zotaj luftoi për UÇK-në gjatë vitit 1999 dhe pas përfundimit të luftës ai qëndroi në Kosovë, ku lidhi jetën me bashkëshorten e tij, Luljetën.
Prej disa vitesh, Zotaj kërkon të pajisë me pasaportën shqiptare bashkëshorten e tij, por kjo kërkesë i refuzohet nga institucioni i presidencës.
“Bashkëshortja ime ka kërkuar gjithmonë të pajiset me pasaportën shqiptare si një krenari e simbolove kombëtare, e jo si nje nevojë imediate”, u shpreh për Euroneës Zotaj.
“Ne kemi aplikuar dhe kemi ndjekur gjithë procedurat e kërkuara, me shumë vuajte madje, për shkak të burokracive dhe mungesës së informacionit nga ana e zyrtarëve të institucioneve shqiptare. Të gjitha dokumentat u verifikuan dhe u pranuan nga Ministria e Brendshme por u refuzuan nga presidenca për arsye jo bindëse”, vijoi ai.
Vetëm një muaj më parë qeveria shqiptare lehtësoi procedurat për të gjithë sportitët që duan të pajisen me pasaportën shqiptare e që duan të perfaqësojnë Shqipërinë në eventet sportive europiane e botërore.
Për këtë fakt, Zotaj i indinjuar u shpreh se për të vlerësuar kush e meriton pasaportën nuk mund të krahasohet gjaku i derdhur e i pashpërblyer i luftëtarëve të UÇK – së me djersën e sportistëve që në fund të garës shpërblehen.
Pa nënvlerësuar kontributin e sportistëve, veteran i UÇK-së fajëson politikën shqiptare të patronazhizmit e cila i mohon këtë të drejtë legjitime.
Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York
Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë
Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
- 14:07 Ngushtica e Hormuzit, Trump paralajmëron: Negociatat me Iranin do të përfundojnë nëse vendosen taksa për anijet
- 14:06 “Mposhtëm SHBA-në”, Teherani i hedh benzinë zjarrit!
- 14:00 Djali i ish Presidentit Hashim Thaçi takon Edi Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së
- 14:00 Të shtëna me armë pranë Ambasadës Amerikane në Bejrut, ndërhyn ushtria
- 13:52 BE merr masa për të forcuar Europol-in kundër krimit dixhital dhe ndërkufitar