FOTO| Stuhia dëmton rëndë shtëpitë në Kolonjë, rrëshqitje masive dherash
Situatë e vështirë në bashkinë e Kolonjës. Burime zyrtare bëjnë me dije për Euronews Albania se situata është më e vështirë në fshatin Kamnik të njësisë administrative Barmash.
Nga stuhia e një nate më parë janë dëmtuar rëndë 3 banesa të këtij fshati ndërkohë që situata paraqitet e vështire edhe në fshatin Gjonc aty ku ka pasur rrëshqitje të dherave.
E vështirë situata paraqitet në rrugët e fshatrave Prodan dhe Çlirim.
Një natë më parë situata ka qenë alarmante edhe në fshatin Qafzezë ku përroi i këtij fshati ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore por duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të këtij fshati me fshatrat përreth
Forca të shumta të ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë Kolonjë janë duke punuar për të normalizuar situatën ndërkohë që bashkia do të gjejë zgjidhje për të sistemuar familjet e mbetura pastrehë nga stuhia e një nate më parë.
Fshati Panarit i njësisë administrative Vithkuq të Bashkisë Korçë ka dita e djeshme e ka të vështirë qarkullimin dhe lidhjen me fshatrat e tjerë, kjo pas dëmtimit të urës si dhe shkarjes se dherave në disa vende të rrugës në hyrje të fshatit.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë




