Vajzës 3-vjeçare dyshohet se iu thye këmba në kopsht, gazetarja zbardh dinamikën

7 Nëntor 2023 | 10:34

Rasti i një vajze 3-vjeçare që dyshohet se është dhunuar nga edukatorja në një kopsht privat në zonën e Ali Demit ka tronditur opinionin.

Aktualisht e mitura ka këmbën në allçi dhe në momentin që ka shkuar në spital është dashur një ndërhyrje urgjente pasi është paraqitur me thyerje të gradës së rëndë, raporton gazetarja e Euronews Albania, Ortensa Budlla.

E ëma e vajzës është lajmëruar nga drejtoresha e kopshtit e cila në orën 15:00 kur ka shkuar prindi i fëmijës ka qenë në lot bashkë me gjithë stafin.

Babai i vajzës, që është dhe denoncuesi i rastit në media, tregon se gruaja e tij ka dëgjuar edukatoren të thotë “obobo ç’i bëra vetes”. Ndërkohë, e mitura ka qenë poshtë tavolinës.

Dëshmia e stafit të kopshtit privat nuk është e qartë pasi kur kanë telefonuar nënën e vajzës kanë thënë që diçka e ka pickuar në këmbë, më pas kanë thënë që kur është çuar nga gjumi është rrëzuar.

Nga pamjet filmike që janë sekuestruar dhe nga komisariati ku është bërë denoncimi për rastin, shihet se si vajza rri e distancuar dhe edukatorja e tërheq zvarrë dhe e gjuan me vizore.

“Ditën e sotme ka një protestë për këtë ngjarje tronditëse pikërisht para kopshtit, ku ka pasur vazhdimisht dëshmi që edukatoret dhunonin fëmijët si psikologjikisht ashtu dhe fizikisht,” – tha Budlla.

Ndërkohë, theksojmë se nuk ka një hetim të hapur, pasi përveç sekuestrimit të pamjeve filmike nuk është marrë asnjë masë tjetër. Edhe mjekët nuk kanë referuar asnjë material, ndërsa policia ende s’ka pyetur askënd zyrtarisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026