Erdogan injoron Blinken, gazetari: Çfarë ndodhi në vizitën në Turqi

7 Nëntor 2023 | 11:48

Gazetari shqiptar në Turqi Sokol Brahja komentoi në një intervistë për Euronews Albania vizitën e sekretarit amerikan të shtetit Blinken në Turqi një ditë më parë në kuadër të konfliktit të përgjakshëm në Lindjen e Mesme.

Blinken u prit ministri i Jashtëm i Turqisë Hakan Fidan, por jo nga presidenti Erdogan.

Brahja tha se ardhja e Blinken shënon të parin diplomat të lartë amerikan që pritet në këtë nivel kaq të ulët në historinë e Turqisë.

“Ardhja e Blinken shënon të parin diplomat të lartë amerikan që pritet në këtë nivel kaq të ulët në historinë e Turqisë. Se çfarë është folur me Hakan nuk dihet as nga mediat turke. Mediat turke prej 24 orësh thonë se Blinken u prit në një ambient ku ishte vendosur një bust i xhamisë Al-Aksa  dhe kjo është folur me shumë. Sot shumë analistë dhe ekspertë kanë shkruar gjëra të ndryshme; pse nuk u takua me Erdogan, a janë të vërtetë fjalimet agresive të Erdogan kundër Netanjahut apo është një pazar. Ajo që ka dalë më shumë në pah është fakti se Turqia nuk e ka atë pozitë të fuqishme që kishte në konfliktin Rusi-Ukrainë”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026