Klosi sqaron marrëveshjen me Italinë: Kampi do mbajë jo më shumë se 3 mijë emigrantë
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi tha në një intervistë për Euroneës Albania se si gjithnjë, edhe marrëveshja me Italinë hap debat dhe ata që janë kundra për çdo gjë do të ishin kundër edhe për këtë.
Klosi theksoi se mbase tashmë që marrëveshja është bërë e ditur edhe ata që janë kundër do të ndryshojnë kursin e debatit sepse sipas tij ky nënshkrim i Ramës dhe Melonit e afron Shqipërinë me synimin që ka për t’iu bashkuar familjes së madhe europiane.
“Ajo që është më e qarta nga të gjitha dhe këtë duhet t’ia themi edhe qytetarëve është se marrëveshja e ka të shkruar qartë se numri i atyre që do të jenë në kamp, maksimumi do të jetë 3 mijë veta. Pra 3 mijë refugjatë do të mbajë kampi dhe ky është numri maksimal. I shumëzojmë me 12 muaj, me 365 ditë, herë 3 mijë në ditë, pra mund ta bësh formulën si të duash, por në Shqipëri do të jenë maksimumi 3 mijë, se mund të mos jenë dhe aq, por aq parashikohet në të njëjtën kohë. Të tjerët do të jenë në proces që do të lëvizin. Në asnjë rast nuk do të jetë shifra ajo që thonë, do të ketë 36 mijë sepse mund ta bëjnë dhe 3 mijë herë 365, pra numërojnë ditët ose minutat, pra varet nga këndvështrimi,” – sqaroi Klosi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet