Balluku: Duhet zgjidhur menjëherë problemi për ilaçet e fëmijëve me kancer

12 Nëntor 2023 | 21:40

Zv.kryeministrja Belinda Balluku e ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, komentoi progres raportin e Komisionit Europian të vitit 2023 për Shqipërinë.

Teksa foli për shëndetësinë ajo theksoi se problemi për ilaçet e fëmijëve që janë me kancer, duhet zgjidhur menjëherë.

Ndër të tjera ajo nënvizoi se kanë pasur progres përsa i përket shëndetësisë.

“Qeverisë shqiptare i është dashur njëherë të vejë xhama nëpër spitale, të krijojë sistemin e ngrohjes. Të krijojë të gjitha kushtet për sallat operatore ku njerëzit hynin për një operacion shumë të thjeshtë dhe vdisnin për shkak të infeksioneve që marrin më pas. Kemi gjetur një sistem të rrënuar.  Problemi për ilaçet e fëmijëve që janë me kancer, duhet zgjidhur menjëherë, por në dijeninë time, Ministria e Shëndetësisë, punon çdo ditë për këtë çështje”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026